Robert Frank, një nga fotografët më me ndikim të shekullit të 20, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Frank, i cili lindi në Zvicër, por emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1947, ishte i njohur për veprën e tij ‘Amerikanët’, një libër që kronikëzoi udhëtimin e tij 10,000 milje në Amerikë në kulmin e Luftës së Ftohtë. Së pari u botua në Francë dhe më pas në SHBA, shkruan dritare.net

Përmes fotove në librin e tij, Frank përshkruan shtresat shoqërore amerikane. Tematikat sociale dhe politike, bënë që libri i tij të merrte shumë kritika.

Libri  i tij u kritikua pasi përshkruan një vend të ashpër në kundërshtim me Amerikën e portretizuar nga Hollywood dhe njerëzit e reklamave./K.C/dritare.net

Foto 1 nga 9

Flash Lajme