Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është përballur me kritika për shkak të nominimit të një komisionari përgjegjës për “Mbrojtjen e Mënyrës Europiane të Jetesës”.

Kritikët janë të mendimit se ky departament, i cili do të vëzhgojë migrimin dhe sigurinë, lidhet me retorikë të krahut të djathtë.

Migrimi është kthyer në fushën më të ndjeshme politike në shumë shtete të Bashkimit Europian. Disa grupe të krahut të djathtë dhe ato nacionaliste kanë shënuar rritje të mëdha zgjedhore, pas zotimeve se do të zvogëlojnë valën e migrantëve në bllokun europian.

Roli i ri është bërë i ditur pasi von der Leyen ka emëruar ekipin e saj ekzekutiv. I nominuari i saj për këtë pozitë është ish-eurodeputeti, Margaritis Schinas, i cili mban pozitën e zëdhënësit të Komisionit Europian dhe njëherazi është anëtar i partisë së krahut të djathtë në Greqi, Demokracia e Re.

Ursula von der Leyen, ish-ministre e Mbrojtjes në Gjermani do të zëvendësojë zyrtarisht presidentin e Komisionit Evropian më 1 nëntor.

e.ll./dita

Flash Lajme