Gjykata Supreme e SHBA-së ka miratuar vendimin për kufizimin e numrit të migrantëve që kërkojnë azil.

Sipas rregullit, njerëzit që mbërrijnë përmes një vendi të tretë duhet të kërkonin fillimisht atje azil, përpara se të shkonin në kufirin amerikan.

Sfidat ligjore kundër tij vazhdojnë, por me miratimin  e këtij vendimi, do të thotë që ai duhet të zbatohet në të gjithë vendin, shkruan dritare.net

Plani i ri do të prekë migrantët nga Amerika Qendrore që udhëtojnë në veri, shpesh në këmbë, përmes Meksikës.

Administrata e Trump, e zbuloi politikën e re të azilit në korrik, por zbatimi i saj u bllokua menjëherë me vendim të një gjykate të ulët, nga një gjyqtar në San Francisko./K.C/dritare.net

Flash Lajme