Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha të enjten se ai nuk mendon se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Republika e Çekisë është diçka reale.

Duke komentuar deklaratat e presidentit të Republikës Çeke, Millosh Zeman, i cili në Beograd deklaroi se ai do të ngrejë çështjen e tërheqjes së njohjes para institucioneve çeke, Vuçiç tha se çekët janë “miq të sinqertë” të Serbisë, por  shtetet, “veçanërisht ato që janë në të njëjtin bllok” nuk i ndryshojnë shpesh vendimet.

Para takimit me Papa Françeskun në Vatikan, Vuçiç u shpreh: “Ne do të dëshironim atë (tërheqjen e njohjes), por nuk mendoj se është realiste dhe e thjeshtë”, raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme