Përshëndetjet e sinqerta, gjestet komike, sjelljet e pakëndshme, janë ndër të tjera këto që Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junckeri ja la publikut gjatë viteve të ushtrimit të detyrës.

Për pothuajse pesë vite, ka ndodhur shpesh që sjellja e tij nuk është ajo që pritet nga një person që kryen një funksion të tillë të lartë zyrtar.

Ai madje u shfaq dhe kërcënues për jetën, kur në përkujtimin e përvjetorit të gjenocidit Ruanda, u tregua i pakujdesshëm me një pishtar zjarri.

Sjelljet e Junker-it shpjegohen në mënyra të ndryshme. Disa janë të bindur se kjo buronte nga karakteri i tij, e të tjerë i referohen konsumimit të alkoolit.

Më poshtë mund të shijoni disa prej skenave më të pazakonta të tij përmbledhur nga Al Jazeera Ballkan.

dardania.com

Flash Lajme