Në vitin 2001, gjatë një mbrëmje festive në shkollë kryeministri i Kanadasë, Justin Treadeu ishte ngjyrosur me ngjyrë të zezë, pa e ditur se 20 vite më vonë, ajo foto do të kthehet në debat të madh në Kanada dhe jo vetëm.

Në fotot tregohet fytyra dhe dora e kryeministrit të cilat janë të zeza.

Pasi i është publikuar fotoja, kryeministri ka kërkuar falje publike, duke thënë se duhej të ishte menduar më mirë përpara se ta kishte bërë atë veprim, shkruan Dritare.net

Ai pranoi që fotografia ishte raciste dhe tha se “e pranoi që nuk duhet ta kishta bërë atë”.

Andrew  Scheer, udhëheqësi i Konservatorëve të opozitës, tha se fotografia ishte raciste në 2001 dhe është edhe tani raciste.

“Ajo që kanadezët panë këtë mbrëmje është dikush me një mungesë totale të gjykimit dhe integritetit dhe dikush që nuk është i përshtatshëm për të qeverisur këtë vend,” tha ai, shkruan Dritare.net

Kreu i Partisë së Re Demokratike, Jagmeet Singh, tha se imazhi ishte “shqetësues” dhe “fyes”./ dardania.com

Flash Lajme