Kryeministri britanik Boris Johnson ka vetëm 12 ditë kohë për të paraqitur planin e tij të Brexit-it ose do të përballet me shkëputjen pa marrëveshje. Presidenti francez Emmanuel Macron vendosi si ultimatum të ri 30 shtatorin pas bisedimeve të zhvilluara me liderin finlandez, Antti Rinne.

“Propozimet e shkruara duhet t`i kemi deri në këtë datë, në të kundërt merr fund”, deklaroi Rinne.

Johnson më herët është shprehur se marrëveshja me Bashkimin Europian  mbi kushtet e “divorcit“, mund të arrihej në një samit të krerëve të BE-së në 17 tetor.

Deri tani ai është shfaqur i palëkundur nga ideja që Brexit-i të ndodhë në afatin e 31 tetorit me ose pa marrëveshje.

Vitin që shkoi paraardhësja e tij, Theresa May, arriti ta realizonte një pakt me BE-në, por parlamenti britanik e rrëzoi tre herë, duke e detyruar të japë dorëheqjen.

Kundërshtimet më të forta lidheshin pikërisht me atë pjesë të marrëveshjes për gjendjen e kufirit me Irlandën.

j.l./ dita

Flash Lajme