Pronari i hoteleve ‘Hilton’ që gjendet pothuajse në çdo shtet të botës, dhe filantropi i njohur Barron Hilton është ndarë nga jeta këtë javë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Lajmin për vdekjen e 91-vjeçarit e ka dhënë Fondacioni Conrad N. Hilton.

Djali i tij, Steven M. Hilton, kryetar i bordit në fondacionin Hilton, tha se familja po vajton për humbjen e një njeriu të shquar.

“Babi im ishte një bashkëshort i mrekullueshëm për nënën tonë, Marilyn, një model për 8 fëmijët e tij, një mik besnik dhe bujar, biznesmen vizionar  e sportist i apasionuar. Ai jetoi një jetë me aventura të mëdha dhe arritje të jashtëzakonshme,”-tha ai.

Ndërkohë mbesa e tij, Paris Hilton u shpreh: “Jam e pikëlluar nga humbja e gjyshit. Ishte një legjendë, vizionar, i shkëlqyer, i pashëm dhe i sjellshëm.”/ dardania.com

Flash Lajme