Egjipti është përfshirë nga protesta anti-qeveritare, gjatë të cilave protestuesit kanë bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit Abdel Fattah al-Sisi.

Qindra demonstrues marshuan të shtunën në Kairo, afër sheshit Tahrir,  sheshi që u bë i njohur gjatë pranverës arabe.

 Ky është sheshi ku iu dha fund regjimit të liderit Hosni Mubarak në vitin 2011.

Sipas raportimeve, për shkak të këtyre protestave janë arrestuar 74 persona, përfshi 2 gazetarë, ndonëse tubimet janë raportuar paqësore.

Policia i ka shpërndarë protestuesit duke ndërhyrë me gaz lotsjellës, pasi qeveria e presidentit Sisi i ka shpallur të paligjshme demonstratat publike.

Presidenti egjiptian Sisi, ish gjeneral i ushtrisë, ka një qasje të ashpër ndaj zërave opozitarë, pasi ai kërkon t’i bëjë ata të heshtin duke i burgosur. Në fakt, mijëra raportohen të jenë të burgosurit për këtë arsye.

Monitoruesit e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për mbrojtjen e së drejtës për protesta paqësore dhe lirimin e të burgosurve, raporton Dita duke iu referuar mediave nderkombetare.

e.ll./dita

Flash Lajme