Pas vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për rritje të moderuar të pranisë së trupave ushtarake në Gjirin Persik ka reaguar edhe presidenti iranian Hassan Rouhani.

Të premten, presidenti amerikan Donald Turmp deklaroi se SHBA po i vendoste Iranit sanksionet më të mëdha në histori. Ky vendim erdhi si përgjigje e sulmeve mbi rafineritë saudite një javë më parë.

Në të njëtën kohë, presidenti Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë trupa ushtarake në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara.

Në përgjigje, presidenti iranian ka paralajmëruar për kërcënimë të sigurisë në Gjirin Persik nga forca të huaja. Rouhani tha se forcat ndërkombëtare ushtarake kanë sjellë “dhimbje”.

Rouhani tha se do ta prezantojë një plan të ri paqeje për Gjirin Persik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku takimi i spekuluar me presidentin amerikan Trump, është mohuar nga të dy.

Sekretari amerikan i  shtetit, Mike Pompeo deklaroi të dielën se vendimet e Shtëpisë së Bardhë, përfshi dërgimin e trupave shtesë të mbrojtjes ajrore amerikane, po funksionojnë.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar, që nga tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosja e sanksioneve ndaj Iranit. Irani ka rifilluar pasurimine uraniumit, ndërkohë. SHBA mban Iranin përgjegjës për sulmin mbi rafineritë në Arabinë Saudite, dhe pse ata u morën përsipër nga rebelët Huthi të Jemenit, raporton Dita, duke iu referuar mediave nderkombetare.

e.ll./dita

Flash Lajme