Protestat e fundjavës në Hong Kong kanë hyrë në javën e tyre të gjashtëmbëdhjetë.

Gjatë protestave pro-demokraci, këtë të dielë, mijëra protestues u mblodhën sërish. Ata vandalizuan një tjetër stacion metroje, pothuajse si çdo herë javët e fundit, kur tensionet vetëm po përshkallëzohen.

Protestuesit, gjithashtu, hodhën në tokë dhe përdhosën një flamur kinez. Në vijim, ata ngritën barrikada në rrugë dhe i vunë zjarrin.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë disa grupe protestuesish në tubimet anti-qeveritare.

Autoritet në Hong Kong kanë reduktuar numrin e mjeteve të transportit që shkojnë në aeroport, me qëllim që të shmanë uzurpimin e një prej aeroportëve më të ngarkuar në botë, si ndodhi disa javë më parë, raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme