Presidenti i Kolumbisë Ivan Duque e ka krahasuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduron me ish udhëheqësin famëkeq të Serbisë, Sllobodan Milosheviç, duke i bërë thirrje Gjykatës Penale Ndërkombëtare të hetojë Maduron për abuzime të të drejtave të njeriut.

Presidenti kolumbian i bëri këto komente gjatë një interviste, të shtunën, para se të nisej për në Nju York, ku pritet të dënojë Maduron para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si një autokrat abuziv.

Duque shtoi se Maduro nuk është i vetmi përgjegjës për katastrofën humanitare në vendin e tij. Por prap, sipas presidentit, Duque, Maduro mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe shkelës i rezolutave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme