Kompania e njohur në të gjithë botën për fluturime, Thomas Cook, ka falimentuar mëngjesin e sotëm, pasi negociatat për të shpëtuar firmën 178 vjeçare dështuan.

Autoriteti i Aviacionit Civil në Mbretërinë e Bashkuar (CAA) tha që falimentimi i këtij operatori kishte dhënë efekt të menjëhershëm në të gjithë vendin, shkruan Dritare.net

Peter Fankhauser, shefi ekzekutiv i Thomas Cook, tha se falimenti i firmës ishte një keqardhjeje e thellë.

Duke komentuar, ndërsa kompania hyri në likuidim të detyrueshëm, Fankhauser gjithashtu kërkoi falje për “miliona klientë dhe mijëra punonjës” të firmës.

Falimentimi i  operatorit turistik shkurton 22,000 vende pune në të gjithë botën, përfshirë 9,000 në Angli.

Fankhauser tha: “Megjithë përpjekjet e mëdha gjatë muajsh dhe negociatave të mëtejshme intensive në ditët e fundit, ne nuk kemi qenë në gjendje të sigurojmë një marrëveshje për të shpëtuar biznesin tonë.”./ dardania.com

Flash Lajme