Duket se ministrat dhe zyrtarët britanikë janë lodhur aq shumë me Brexit-in, sa i zë gjumi nëpër konferenca e parlamente. Pas anëtarëve të Partisë Konservatore, të cilët i zu gjumi në konferencën në Mançester, së fundmi një sy gjumë e ka marrë në Parlament edhe Sir Nicholas Soames, gjatë fjalimit të Michael Gove.

Si ministër përgjegjës për planifikimin e ‘No Deal’, Gove iu kërkua dje të bënte një deklaratë, pasi Angela Merkel shkatërroi çdo shans për një marrëveshje atë mëngjes.

Ndërsa shumica po e dëgjonte me vëmendje Gove, Soames preferoi të merrte një sy gjumë./K.C/dritare.net

Flash Lajme