Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të bashkëpunojnë me ligjvënënsit e Dhomës së Ulët të Kongresit amerikan, në hetimin zyrtar për presidentin Donald Trump.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë pranuar të dorëzojnë dokumente të brendshme të këtij institucioni, të cilat, sipas komisioneve të kësaj Dhome, do të hidhin dritë mbi dyshimet nëse presidenti Trump i ka bërë presionion homologut të Ukrainësqë të hetojë rivalin e tij politik Joe Biden dhe të birin, Hunter.

Një ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit ia ndaloi ambasadorit amerikan në BE të dëshmojë për këtë çëshje para Komisionit të Inteligjencës të Dhomës së Ulët të Kongresit. Gordon Sondland konsiderohet si një prej dy dëshmitarëve kryesorë në hetimin për Ukrainën.

e.ll./dta

Flash Lajme