Avionët luftarakë të Turqisë kanë bombarduar pjesë të veri-lindje të Sirisë si pjesa e parë e një ofensivë, i cili mund të çojë në një konflikt të mirëfilltë me kurdët aleatë të SHBA në luftën kundër Shtetit Islamik.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u shpreh se operacioni kishte për qëllim të krijonte një “zonë të sigurt” të pastruar nga grupet militare kurde. Sipas tij, kjo zonë, gjithashtu, është planifikuar të strehojë rreth 2 milion refugjatë sirianë.

Sipas Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, avionët luftarakë turq sulmuan zonat ku ndodheshin civilët.

Forca ushtarake tokësore turke, gjithashtu, janë vendosur në kufirin turk, ndërsa në qytetet pranë kufirit me Sirinë, ku jetojnë edhe një pjesë e konsiderueshme e kurdëve të Turqisë shkollat janë mbyllur dhe aktivitet e tjera sociale janë reduktuar.

Ofensiva filloi vetëm pak ditë pasi presidenti Donald Trump urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga veriu i Sirisë, një vendim i njoftuar pas një telefonate me presidentin Erdogan, i cili ngjalli kritika të shumta brenda dhe jashtë vendit.

Grupet guerile kurde, aleatët kryesorë të SHBA në mposhtjen e forcave të armatosura të Shtetit Islamik në Siri, në të njëjtën kohë kanë nën vëzhgim mijëra luftëtarë të kësaj organizate si dhe të afërmit e tyre në burgje dhe kampe në zonat e kontrolluara prej tyre. Është ende e paqartë se çfarë do të ndodh me ta pas ndërhyrjes së forcave të armatosura turke, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme