Në njërin nga hotelet e Prishtinës ka filluar takimi mes të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kandidates për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani.

Takimi i Kurtit me Osmanin dhe Mustafën mbahet për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm qeverisës. Në zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosja doli e para duke lënë shumë prapa LDK-në e Isa Mustafës.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur shkurtimisht para fillimit të takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, e kandidaten për kryeministre të kësaj partie, Vjosa Osmani.

I pari i VV-së, Kurti tha para mediave se ky do të jetë fillimi i qeverisjes së re në Kosovë.

Pak minuta më parë, në vendin ku mbahet takimi kanë mbërritur edhe Mustafa dhe Osmani.

Ky është takimi i parë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në të cilat VV-ja doli si parti e parë.

j.l./ dita

Flash Lajme