Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është shprehur thellësisht e zhgënjyer me faktin se çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2019 iu dha shkrimtarit austriak, Peter Handke.

Handke njihet si një shkrimtar kontraversial, kryesisht për shkak të mbështetjes së tij për politikat e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç.

Si rrjedhojë, vetëm pak orë pas ndarjes së çmimit presitigjioz, mediat e Kosovës raportojnë se Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ka kërkuar që të anulohet ky vendim i Akademisë suedeze, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.

Në reagimin zyrtar të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, mes të tjerash, shkruhet:

“Peter Handke nuk ishte në anën e drejtë të historisë së popujve të Ballkanit dhe as të Kosovës; nuk ishte në anën e ndritshme të ideve, por gjeti strehë në anën e errët të ngjarjeve tragjike të Ballkanit”.

Të enjten, Akademia suedeze e Shkencave vlerësoi me çmimin Nobel për Letërsi autoren polake, Olga Tokarczuk, për vitin 2018 dhe autorin austriak, Peter Handke për këtë vit.

Akademia e Shkencave në Shqipëri nuk ka ende asnjë reagim.

Me sa duket është e zënë me “trendin europian” të organizimit të Konferencës që ngre lart shembullin e atyre që kanë “luftuar” rëndshëm pa armë dhe pa simbole partizane.

e.ll./dita

Flash Lajme