Gjatë fjalimi në sesionin parlamentar të 3 tetorit, kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka shpëthyer në të qeshura, ndërsa po tregonte një histori me elefantë.

Historia kishte të bënte me katër elefantë të cirkut, të blerë nga qeveria daneze në shtator, për t’u siguruar atyre një dajle të rehatshme në pension.

Ramboline, Lara, Djunga dhe Jenny, janë elefantët e fundit të cirkut në vend dhe Ministria e Ushqimit dhe Peshkimit tha që pranoi aplikimet për një shtëpi “pleqërie”, për kafshët.

Qeveria daneze do të diskutojë një projekt-ligj të ri për të ndaluar të gjitha kafshët e egra në cirk./E.B-dritare.net

Flash Lajme