“Unë u sulmova kur isha në shtëpi, në vitin 2011. Ata ishin tre dje, shumë të rinj. Mendoj 20 vjeç. Më përdhunuan të tre”.

Kështu e nisi rrëfimin e saj për dhunën seksuale, Norma Ka Mbele, një vajzë nga Afrika e Jugut. Më shumë se 40 mijë njerëz, kanë raportuar për dhunë seksuale vitin e shkuar në këtë vend. Një shifër ekstreme. Afrika e Jugut, mban vendin e parë në botë me numrin më të lartë të përdhunimeve.

Unë nuk e di, nëse njerëzit e kuptojnë se të jesh e dhunuar seksualisht, ndryshon shpirtin tënd, mënyrën se si ti i sheh djemtë, ndryshon ndjenjat për to dhe njerëzit në përgjithësi. Mbi të gjitha, ndryshon mënyrën marrëdhëniet intime. Kurrë nuk do të jesh e njëjta, pasi dikush ka abuzuar seksualisht me ty”, përfundoi rrëfimin e saj, Mbele. /L.F-dritare.net

Flash Lajme