Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë do të bashkërendojnë qëndrimet për çështje të ndryshme, me të cilat po përballet blloku europian, e që nisin nga procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe deri te situata në Siri.

Koordinimi ndërmjet gjermanëve dhe francezëve ndodh para takimit të udhëheqësve të shteteve dhe qeverive të BE-së që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor në Bruksel.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel do t’i zhvillojnë bisedimet në qytetin francez jugperëndimor të Toulouse.

Ata do të fokusohen tek mënyrat se si të ecet përpara me projektet europiane në politikën e jashtme, mbrojtjen dhe energjinë. Merkel tha se bashkë me Macronin dëshiron të shkojë në Bruksel me “sa më shumë qëndrime të përbashkëta, që të jetë e mundur”.

Shefja e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjithashtu do t’i bashkohet bisedimeve të Merkelit dhe Macronit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh më herët se kjo është një kohë “shqetësuese” për rendin ndërkombëtar.

j.l./ dita

Flash Lajme