Prestigjiozja botërore “Financial Times” i ka kushtuar një artikull vendimit të Francës për t’i thënë “jo” vendit tonë për negociata.

FT, shkruan se SHBA ka ndërhyrë të premten ëpr të bindur Macron, por ai nuk ka pranuar, ndërsa ka mbetur i vetëm në qëndrimin e tij.

“Franca u përball me një reagim kritik pas bllokimit të fillimit të bisedimeve zyrtare të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për t’u bashkuar me këtë bllok, duke thelluar një mosmarrëveshje mbi zgjerimin që është bërë një provë përcaktuese e ambicieve strategjike të BE-së pas Brexit.

SHBA ndërhyri të Premten për të nxitur që të dy vendet të lejoheshin të fillojnë procesin e pranimit, pasi presidenti francez Emmanuel Macron qëndroi i vetëm në kundërshtimin e të ofertave të anëtarësimit të tyre gjatë bisedimeve me krerët e tjerë të BE në samitin e Brukselit.”-shkruan “FT”

“Koha për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është tani”, tha Morgan Ortagus, zëdhënëse e departamentit të shtetit të SHBA të Premten. “Shtetet e Bashkuara do të mirëpresin një vendim pozitiv, duke njohur përpjekjet e të dy vendeve për realizimin e reformave të nevojshme”, shkruan ajo.

“Kritikët evropianë të qëndrimit të Parisit thonë se kjo është një tradhëti e premtimeve të bëra për dy shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe rrezikon t’i shtyjë ata dhe vendet e tjera të rajonit në orbitën e fuqive rivale si Rusia dhe Kina.

Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë, u tha gazetarëve se dështimi për të hapur zgjerimin e BE për të dy vendet “do të mbahet mend si një gabim historik”. Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian, gjithashtu tha se ishte një “gabim” për të mos filluar bisedimet e pranimit.

Shtyrja e ka zhytur qeverinë e Maqedonisë së Veriut në krizë. Partia kryesore e opozitës ka bërë thirrje që qeveria pro-BE e kryeministrit Zoran Zaev të japë dorëheqjen.

Ndërsa administrata e Presidentit Donald Trump ka pasur një marrëdhënie të vështirë dhe madje edhe armiqësore me BE në disa fusha, pikëpamja e saj për zgjerimin e BE është e njejtë me shumicën e vendeve anëtare të Bllokut.

Udhëheqësit francezë kanë theksuar prej kohësh nevojën për të forcuar kohezionin në BE-në ekzistuese dhe për të thelluar reformat e saj të brendshme në vend që ta zgjerojnë atë, duke argumentuar se largimi i trurit dhe emigrimi masiv i të rinjve nga Bullgaria, Rumania dhe Kroacia në pjesën tjetër të BE demonstrojnë një problem të zgjerimit të nxituar.

Parisi nga ana tjetër dëshiron që Shqipëria të përmirësojë bashkëpunimin e saj për të kufizuar migrimin e paligjshëm në BE. Shumë azilkërkues në Francë janë shqiptarë që konsiderohet se ikin për shkaqe ekonomike sesa për t’i shpëtuar persekutimit – por Parisi është i kujdesshëm që të mos portretizohet se po e shigjeton Shqipërinë për shkak se ajo ka shumicën e popullsisë myslimane, ndërsa favorizon Maqedoninë e Veriut, e cila është kryesisht e krishterë”, shkruan Financial Times./dardania.com

Flash Lajme