Gazetat kryesore në Australi mëngjesin e sotëm kanë vetëcensuruar faqet e tyre të para, një proteste kundër kufizimeve të shtypit.

News Corp Australia dhe 9 gazeta të tjera treguan një tekst të nxirë shoqëruar me pulla të kuqe “sekret”.

Protesta ka si qëllim kundërshtimet për ndryshimet në “Ligjin e Sigurisë Kombëtare” për të cilat gazetarët thonë se kanë bllokuar raportimin dhe kanë krijuar një kulturë fshehtësie në Australi.

Qeveria thotë se mbështet lirinë e shtypit, por “askush nuk është mbi ligjin”.

Në qershor sulmet e policisë në Australian Broadcasting Corporation (ABC) dhe në shtëpinë e një gazetari të News Corp australia gjeneruan reagim të madh të organizatave mediatike që pretenduan se bastisjet ishin bërë mbi artikuj të medias.

dardania.com

Flash Lajme