Parlamenti britanik refuzoi propozimin për të votuar marrëveshjen e Boris Johnson për Brexit për 3 ditë. Kundër afatit 3-ditor u votua me 322 vota, kundrejt 308 që e pranuan këtë afat.

Më herët, kryeministri paraljamëroi se do të kërkonte zgjedhje të parakohshme nëse nuk votohej marrëveshja për të dalë nga Bashkimi Evropian deri në 31 tetor.

Deputetët thanë se 3 ditë nuk ishin kohë e mjaftueshme për të lexuar marrëveshjen prej 110 faqesh.

dardania.com

Flash Lajme