Fshati Italian Castelletto d’Orba u godit nga një përmbytje lumi dhe balte.

Është gjetur trupi i pajetë i një burri dhe pesë njerëz të tjerë janë zhdukur pasi përmbytja goditi pjesë të Spanjës Veri-lindore.

Ndër të zhdukurit janë dhe një grua dhe djali i saj, të cilët ishin brenda një shtëpie të lëvizshme kur lumi Francoli shpërtheu.

Përmbytjet e paparashikuara në Italinë veriore lanë dy njerëz të vdekur të Martën dhe rrugët e jugut të Francës u bllokuan teksa lumi doli nga shtrati.

Pjesë të Narbonne Plage dhe Béziers u mbushën me ujë nga përmbytja.

Një grua 68-vjeçare e mori me vete një përrua jashtë derës së saj të jashtme në Cazouls-d’Hérault, veri-lindje të Béziers. Kryetari i bashkisë i tha France Bleu website që ajo u gjet 100 metra larg dhe u dërgua në spital.

Dhjetë departamente në Jugun e Francës dhanë alarm portokalli. Makinat u përmbytën dhe ujërat e lumit Orb e rritën nivelin rrezikshmërisht sipër urës historike në Béziers teksa qyteti pa 198 mm, ose ekuivalenten e dy muajve shi, në gjashtë orë të mërkurën në mëngjes.

Meteorologët thanë se zona Hérault pa 240 mm shi në 24 orët e fundit, një rekord 50-vjeçar. Prefekti i zonës Jacques Witkowski  i tha gazetarëve që më shumë se 1000 njerëz ishin strehuar, shtëpitë e të cilëve ishin përmbytur.

Vendasit u qetësuan që përmbytjet nuk shkaktuan aq shumë dëme sa një vit më parë në jug-perëndim të zonës Aude, ku 15 njerëz humbën jetën.

Rajoni veri-lindor i Spanjës, Katalonia, vuajti periudhën e dytë të shiut të rrëmbyer në dy muaj.

Një burrë 75- vjeçar i cili tentoi të lëvizte makinën e tij në orët e para të mëngjesit të të mërkurës u kap nga përmbytja në Arenys de Munt. Një fqinj tha se rruga ishte kthyer në një lum dhe e mori burrin me vete. Trupi i tij u gjet në një plazh orë më vonë.

Një nënë 70- vjeçare dhe djali i saj 40-vjeçar u gjetën në një shtëpi një katëshe parafabrikate në Vilaverd, një fshat në veri të Tarragona, kur lumi Francoli doli nga shtrati dhe e mori godinën me vete.

Tre njerëz të tjerë po trajtohen si të zhdukur. Dy ishin brenda në makinë kur u goditën nga përmbytja.

Policia gjeti një makinë të boshatisur në lumin Francoli të mërkurën dhe po përpiqen të gjejnë se kujt i përket.

Një njeri i pestë, nga Belgjika, gjithashtu u raportua i zhdukur kur kamioni i tij u gjet në të njëjtin lum në l’Espluga de Francolí.

Zona rreth Tarragona ishte nga zonat që u prek më shumë. Çatia e kishës baroke në Savallà del Comtat u shemb.

Një vajzë shtatë vjeçare ishte ndër të lënduarit kur shiu i rrëmbyer fundosi një vend kampingu afër Barcelonës.

Meteorologët ja vunë fajin shiut të rrëmbyer në një zonë të ftohtë të njohur si një depresion i lartë i izoluar.

Shirat e rrëmbyer shkaktuan dhe dëmtime të mëdha në veri të Italisë.

Dy njerëz vdiqën dhe rajoni Piedmont  kërkoi të deklarohej një gjendje emergjence në zonën e Aleksandrisë.

Nje nga ata të cilët humbën jetën ishte një shofer taksie. Fabrizio Torre, 52 vjeçar, që po dërgonte një klient në destinacion, raportoi një anglez, nga aeroporti i Genova në një klub golfi kur u shfaq sinjali. Në telefonatën e fundit ndaj kolegëve, ai përshkroi se shikonte ujë gjithandej.

Klienti u raportua gjallë, ngjitur në një pemë.

Një tjetër burrë 81-vjeçar ndërroi jetë teksa makina e tij u kthye përmbys në një provincë të Torinos. Marrë nga BBC, përshtati për Dritare.net, Ada Shehu/dritare.net

Flash Lajme