Reuters Photo

Të paktën dy njerëz janë kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë zhdukur në zjarret që kanë kapluar Australinë.

Zyrtarët atje kanë konfirmuar se në ditën e dytë të zjarrit, më shumë se 150 shtëpi në Uellsin e Ri Jugor ishin djegur.

Mijëra njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre, ndërsa urat, shkollat dhe linjat e energjisë u shkatërruan, shkruan dritare.net

Kryeministri Gladys Berejiklian paralajmëroi se numri i viktimave do të vazhdojë të rritet gjatë gjithë ditës.

Rreth 1.000 zjarrfikës po përpiqen të vënë nën kontroll flakët në Uellsin e Ri Jugor, të mbështetur nga avionët që lëshojnë ujë.

Ka raporte për njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre në disa vende, ndërsa ekuipazhet e shpëtimit nuk mund të mbërrijnë për shkak të flakëve të forta, shkruan dritare.net

Erërat e buta dhe nxehtësia deri në 35 gradë celsius kanë përkeqësuar zjarret, shumë prej të cilave janë në zona të prekura nga thatësira./ dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme