Më shumë se një e treta e një gjeneratë fëmijësh të lindur midis fillimit të viteve ’80 dhe mesit të viteve ’90 në SHBA, janë të joshur nga komunizmin, ndërsa popullariteti i kapitalizmit ka rënë që prej vitit 2018 – sipas një sondazhi të YouGov, raporton The Independent.

Sondazhi zbuloi se vetëm 57 përqind e njerëzve midis moshës 23 dhe 38 vjeç mendonin se Deklarata e Pavarësisë “garanton lirinë dhe barazinë” sesa Manifesti Komunist, dhe vetëm 50 përqind e shikojnë kapitalizmin si një sistem më të favorshëm për të jetuar.

Miratimi i ideologjisë së diskutueshme u rrit me 8 përqind vitin e kaluar në 36 përqind, sipas një studimi të 2100 personave, ndërsa respekti për kapitalizmin ka rënë me të njëjtin kufi.

“Kjo është një alternative”, tha profesori i Teorisë Politike në Universitetin e San Jose, Lawrence Quill.

“Teoritë komuniste janë aq të gjera sa ato mund të mbështeten nga lloje të ndryshme njerëzish që kërkojnë gjëra shumë të ndryshme”, përfundoi profesori.

dardania.com

Flash Lajme