Kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkoi Evropës të mbrojë lirinë dhe demokracinë.

Në ceremoninë që shënon 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, kancelarja Merkel tha se: “Asnjë mur që i mban njerëzit jashtë dhe që kufizon lirinë nuk është aq i lartë, sa për të mos u prishur.

Muri ka ndarë Berlinin Lindor të kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik dhe Berlinin Perëndimor, kapitalist gjatë Luftës së Ftohtë. Rënia e tij në 1989-ën u pa si një fitore për demokracinë liberale dhe çoi në ribashkimin e Gjermanisë një vit më vonë, shkruan dritare.net

Merkel paralajmëroi sot se: “Vlerat mbi të cilat është vendosur Evropa, liria, demokracia, barazia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, nuk janë gjë tjetër veçse të vetëkuptueshme dhe ato duhet të rigjallërohen dhe mbrohen përsëri kohë pas kohe. Ne qëndrojmë larg çdo justifikimi dhe na kërkohet të bëjmë pjesën tonë për lirinë dhe demokracinë.”/K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme