Janusz Bugajski

Neutraliteti dhe mungesa e përshtatjes (harmonizimi) janë koncepte të vjetruara, pas së cilëve Serbia nuk mund të fshihet më. Në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, një shtet europian nuk mund të jetë njëkohësisht pro-perëndimor dhe pro-rus sepse këto dy (qëndrime) përjashtojnë njëra-tjetrën.

Moska është e angazhuar në një luftë shumëpërfshirëse në hije për të dobësuar institucionet perëndimore dhe një aleancë me Rusinë kontribuon në këtë politikë anti-perëndimore.

Zyrtarët serbë pretendojnë se strategjia e tyre e jashtme nuk është “bllok” por e shumë-anshme dhe ka për qëllim të zhvillojë marrëdhënie të mira me Europën, Amerikën, Rusinë dhe Kinën. Ndonëse një qasje e tillë mund të funksionojë në marrëdhënie ekonomike dhe shkëmbime kulturore, në sferën e sigurisë një qëndrim i tillë i ‘balancuar’ bëhet kontradiktor. Në të vërtetë, si mund t’i besojë NATO Serbisë, nëse ajo jo vetëm blen sisteme armësh nga Rusia, por gjithashtu mund të jetë duke ndarë me Moskën të dhëna të sigurisë mbi Aleancën?

Një i dërguar nga zyra e Sigurisë Ndërkombëtare dhe Mos-Shpërndarja në Departamentin e Shtetit të SHBA është takuar së fundmi në Beograd me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, dhe e paralajmëroi atë se vendi mund të përballet me sanksione për shkak të thyerjes së embargos me blerjen e armëve nga Rusia. Kohët e fundit, Beogradi ka blerë nga Rusia tanke T-72 dhe mjete luftarake të blinduara BRDM-2, si dhe është planifikuar blerja e helikopterëve me të shumëqëllimshëm Mi-17, e helikopterëve luftarakë MI-35, të avionëve luftarakë MiG dhe sistemeve raketorë nga sipërfaqja-në-ajër BUK.

Thellimi i lidhjeve ushtarake dhe të sigurisë së Serbisë me Moskën tregojnë se ose qeveria (serbe) bashkëpunon me Rusinë ose është duke u mashtruar dhe shfrytëzuar nga Kremlini për t’i prishur punë NATO-s. Duket goxha e pamundur që autoritet serbe të jenë viktima të pafajshme të makinacioneve/komploteve ruse. Në fakt, ata po përpiqen ta përdorin Moskën për përfitimin e vet, për të skualifikuar Kosovën nga arena ndërkombëtare; dhe lidhja me Rusinë mund t’i japë Beogradit një përparësi më të madhe me shtetet e tjera.

Sidoqoftë, autoritetet serbe nuk duan të largojnë SHBA dhe BE. Si rrjedhojë ata kanë bërë kërkesë (zyrtare) për anëtarësim në BE dhe janë angazhuar në forma të ndryshme bashkëpunimi me NATO-n. Ushtrimi i marrëdhënieve të tyre publike me qeveritë perëndimore përbëhet nga katër komponentë kryesorë.

Së pari, ata duan t’i tregojnë Uashingtonit se Serbia meriton t’i besohet pasi ajo është e përqendruar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira me NATO-n, megjithëse nuk bën kërkesë (zyrtare) për anëtarësim.

Së dyti, autoritetet serbe po përpiqen të tregojnë se ata nuk janë ‘kukullat e Rusisë’ dhe se vendi nuk shërben si një rrugë për ndërhyrjen e Moskës në Ballkan. Kjo bëhet përkundër faktit se nacionalistët serbë kanë qenë bashkëpunëtorë me inteligjencën ushtarake të Rusisë në konspirimin për të rrëzuar qeverinë e Malit të Zi dhe se “Qendra Humanitare” në Nish shërben për të mbledhur informacione të inteligjencës ushtarake për Moskën.

Së treti, Beogradi përpiqet të bindë kryeqytetet perëndimore se Rusia ka interesa paqësore në rajon dhe jo qëllime armiqësore.

Së katërti, duke shfaqur besueshmërinë e saj, Serbia pretendon se ajo duhet të mbështetet në bisedimet e ardhshme me Kosovën. Nga ana tjetër Beogradi akuzon autoritet e Prishtinës si të pabesueshëm, pasi Kosova është një shtet i korruptuar dhe i dështuar, i cili udhëhiqet nga kriminelë lufte dhe racistë. Prandaj, statusi i saj përfundimtar duhet të rishikohet dhe t’i hiqet njohja e tij si shtet i pavarur.

Në praktikë, duke ndihmuar Moskën për të depërtuar në Ballkan dhe duke i ofruar legjitimitet politikave të Putinit, Beogradi kthehet në bashkëpunëtor të prishjes së themeleve të sigurisë së Ballkanit. Lidhjet e ngushta diplomatike, politike, institucionale dhe energjetike me Serbinë i mundësojnë Kremlinit të hartojë politikat e saj ndarëse ndaj të gjitha shteteve fqinje.

Politikat e Beogradit janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ato të Uashingtonit. Politikat amerikane dhe ato të NATO-s në Ballkan kanë tre elemente thelbësore: shtetësia e Kosovës; roli pozitiv për sigurinë i NATO-s në të gjithë rajonin, qoftë duke vendosur trupa ose duke përfshirë anëtarë të rinj; si dhe Rusia, si kundërshtari kryesor i NATO-s në Europën lindore.

Si shenjë e dukshme e rezistencës si ndaj NATO-s ashtu edhe ndaj BE-së, në tetor Beogradi nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik – një nga organizatat shumëkombëshe të Moskës, e krijuar për të penguar ndikimet perëndimore. Masa u kundërshtua nga autoritet në Bruksel të cilët theksojnë se rregullat e BE-së janë të papajtueshme me atë të Bashkimit Euroaziatik dhe do të ndalojnë Serbinë të jetë në linjë me Politikat e Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Në thelb të problemeve të Serbisë është një vizion i vazhdueshëm i madhështisë së shtetit, balancimit global dhe rëndësisë strategjike. Në realitet, Serbia nuk është më Jugosllavia por një vend i vogël dhe i varfër Evropian, shpresa më e mirë e të cilit është integrimi perëndimor, të cilin Moska po përpiqet ta parandalojë. Duke bërë aleancë të ngushtë me Rusinë, Serbia mund të forcojë përkohësisht rëndësinë e saj, por vetëm duke kërcënuar sigurinë e fqinjëve të saj dhe duke larguar institucionet perëndimore.

Dita 44, Albania

SERBIA CANNOT BE NEUTRAL

Janusz Bugajski, 15 November 2019

Neutrality and non-alignment are outdated concepts that Serbia can no longer hide behind. In foreign and security policy, a European state cannot be simultaneously pro-Western and pro-Russian because the two negate each other. Moscow is engaged in an extensive shadow war to weaken Western institutions and an alliance with Russia contributes to this anti-Western policy.

Serbian officials claim that their foreign strategy is non-bloc, multilateral, and designed to develop good relations with Europe, America, Russia, and China. Although such an approach may work in economic transactions and cultural exchanges, in the sphere of security such a balancing act becomes contradictory. Indeed, how can Serbia be trusted by NATO if it is not only buying weapons systems from Russia but may also be sharing intelligence data on the Alliance with Moscow?

An envoy for the U.S. State Department’s Bureau of International Security and Nonproliferation recently met in Belgrade with Serbia’s Foreign Minister Ivica Dacic and warned him that the country faces potential sanctions for breaking the embargo on purchasing weapons from Russia. Belgraderecentlyacquired T-72 tanks and BRDM-2 armored combat vehicles and is scheduled to receive multipurpose Mi-17 helicopters, MI-35 helicopter gunships, MiG fighter jets, and BUK surface-to-air missile systems from Russia.

Serbia’s deepening military and security ties with Moscow indicate that either the government is complicit with Russia or is being duped and exploited by the Kremlinto undermine NATO. It ishighly unlikely that Serbian officials are innocent victims of Russian machinations. In fact, they endeavor touse Moscow to their advantage in disqualifying Kosova on the international arena, and the Russian connection can give Belgrade greater leverage with other states.

Nonetheless, Serbian officials do not want to alienate the U.S. and the EU. As a result,they have petitioned for EU membership and engage in various forms of cooperation with NATO.Their public relations exercise toward Western governments consist of four main components. First, theywant to demonstrate toWashington that Serbia deserves to be trustedbecause it is focused on developing good relations with NATO although not petitioning for membership.

Second, Serbian officials endeavor to prove that they are not Russia’s puppetsand the country does not serve as an outpost for Moscow’s subversion in the Balkans. This is despite the fact that Serbian nationalists were co-conspirators with Russia’s military intelligence to overthrow the government of Montenegro and that the “Humanitarian Center” in Nis serves to gather military intelligence for Moscow.

Third, Belgrade tries to convince Western capitals that Russia has peaceful interests in the region rather thanhostile intentions.Fourth, by demonstrating its trustworthiness, Serbia claims that it should be supportedin the upcoming talks with Kosova. Conversely, Belgrade charges that officialsin Prishtina cannot be trusted because Kosova is a corrupted and failed state led by war criminals and racists. Hence, its final status should be revisited and its recognition as an independent state rescinded.

In practice, by assisting Moscow in its penetration of the Balkans and providing legitimacy to Putin’s policies, Belgrade becomes a co-conspirator in undermining the foundations of Balkan security. Close diplomatic, political, institutional, and energy ties with Serbia enable the Kremlin to project its subversive policies toward all nearby states.

Belgrade’s policies directly contradict those of Washington. There are three core elements of American and NATO policy in the Balkans: Kosova’s statehood; NATO’s positive security role throughout the region, whether by stationing troops or incorporating new members; and Russia as NATO’s core adversary across Europe’s East.

In an evident sign of resistance to both the NATO and EU, in October Belgrade signed a free trade agreement with the Eurasian Economic Union – one of Moscow’s multi-national organizations designed to obstruct Western influences. The move was opposed by officials in Brussels who point out that EU rules are incompatible with that of the Eurasian Union and will prevent Serbia from aligning with the EU’s Common Foreign and Security Policy.

At the core of Serbia’s problems is a persistent vision of state grandeur, global balancing, and strategic significance. In reality, Serbia is no longer Yugoslavia but a small and poor European country whose best hope is Western integration which Moscow is trying to prevent. By aligning closely with Russia, Serbia can temporarily amplify its significance but only by creating security threats for its neighbors and alienating Western institutions.

****

Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Flash Lajme