Lagjet e varfëra të Stambollit janë vizituar nga një bamirës anonim, i cili pagoi gjithë borxhet që ata kishin në dyqanet ushqimore. Gjithashtu ai u ka lënë këtyre familjeve zarfa me lekë poshtë derës, në një kohë kur varfëria po fajësohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve që kanë “pushtuar” Turqinë aziatike së fundmi, informon dritare.net.

Banorët në Tuzla, ku jetojnë kryesisht familje që punojnë në ndërtimin e anijeve në pjesën aziatike të vendit, ishin të lumtur kur morën vesh se borxhet e tyre në disa dyqane ishin paguar nga një mashkull i panjohur.

“Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve,” i tha agjensisë së lajmeve Demirören, pronari i njërit prej dyqaneve, informon dritare.net.

Më tej ai tha se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.

“Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet. Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfëra”, tha pronari i dyqanit.

Kur e pyeta për emrin e tij, tregon Yılmaz ai mu përgjigj: “Thjesht më quaj Robin Hood”, informon dritare.net.

Çmimet e ushqimeve dhe qeraja u rritën pas rënies së lirës turke në vitin 2018. Ndërsa inflacioni tani ka rënë në 8.6% nga 25% që ishte, papunësia është ende në rritje dhe energjia elektrike është 10 herë më e shtrenjtë se vitin e kaluar.

I njëjti bamirës besohet se fshihet pas zarfeve me 1.000 lira (135 paund britanikë) të cilat u janë futur poshtë dyerve familjeve të tjera të klasës punëtore në të gjithë qytetin, informon dritare.net.

“Burri më tha që ishte aty për të paguar borxhet e atyre që nuk munden”, tha tjetër shitës në Tuzla.

“Unë kam jetuar këtu prej 30 vitesh dhe ishte hera e parë që hasa një vepër të tillë. Klientët e mi ishin shumë të lumtur dhe donin ta shihnin, por nuk e di kush është. Ai nuk na e tha emrin e tij por tha që po e bënte këtë gjë për të fituar bekimin e Zotit”, tregon shitësi.

Turqia është tronditur nga një mori vetëvrasjesh familjare, për të cilat fajësohet rritja e varfërisë.

Në fillim të këtij muaji në Fatih, një nga lagjet më konservatore të Stambollit, familja Yetişkin: dy burra dhe dy gra të moshës 48 deri në 60 vjeç, lanë një shënim në katin e tyre ku paralajmëronin fqinjët mos të afroheshin për shkak të pranisë së cianidit. Kur arriti policia, gjeti katër trupa.

Të nesërmen një familje e tërë, duke përfshirë fëmijë të moshës pesë dhe nëntë vjeç, u gjet e vdekur në Antalia, ku dyshohet gjithashtu se kishin marrë një overdozë helmi. Babai, i cili kishte qenë i papunë për një kohë të gjatë, kishte lënë një shënim ku shpjegonte vështirësitë e tyre financiare, informon dritare.net.

Në tetor, Ministri i Financave, Berat Albayrak, zbuloi planin për të trajtuar rritjet e kostos së jetesës, duke përfshirë një ngrirje të çmimit të energjisë elektrike dhe një marrëveshje me sektorin privat për të ulur çmimet e mallrave me 10 përqind. The Guardian/J.H,dritare.net.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme