Eurozona doli nga kriza e viteve 2010-2018 e paprekur, por me një kosto të lartë periferike. Dalja e Greqisë nga lirimi i tretë me kusht në gusht të vitit 2018, kënga e mjellmës së krizës, është perceptuar si e suksesshme vetëm nga një perspektivë e pastër kontabël.

Nga 290 miliardë dollarë të dhëna vendit nga FMN, Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane, më pak se 12% u shpenzuan në investime.

Pjesa tjetër është përdorur për borxhin kombëtar të Greqisë, edhe pas kësaj, borxhet janë të mbuluara vetëm deri në 2022. Papunësia vazhdon të jetë 17%, për shkak se qeveria ka ulur kostot nga 2010 në 2018 në mënyrë që të ketë mundësi të kthejë huat.

Presidenti kinez, Xi Jingping, bëri vizitën e tij të parë në Athinë, duke intensifikuar miqësinë midis dy vendeve, në zhvillim të vazhdueshëm prej një dekade. Më herët këtë vit, Greqia u bë anëtare e iniciativës së Kinës 17+1 , e cila kishte si qëllim për të thelluar bashkëpunimin midis Pekinit dhe 17 shteteve në Evropën Qendrore, Lindore dhe në Ballkan.

Iniciativa është pjesë e projektit kinez “Një rrip, një rrugë” për të zhvilluar marrëdhëniet dhe tregtinë në Euroazi dhe më tej, në të cilën grekët u angazhuan që nga 2009, e para ekonomi e zhvilluar dhe anëtare në NATO që e bëri këtë. Greqia gjithashtu ka demoralizuar aleatët perëndimorë vitet e fundit duke penguar planet e BE-së për të penalizuar Kinën për shkak të çështjeve që i përkasin të drejtave të njeriut dhe ligjit të detit.

Për të shënjuar vizitën e Xi Jinping në Athinë, 16 marrëveshje të reja bilaterale u shpallën. Ato u ndërtuan në  investime të mëparshme kineze në transportin grek, gjithashtu mbulonin sektorë si edukimi dhe agrikultura. Kjo erdhi dy muaj pasi presidenti kinez bëri një udhëtim të ngjashëm në Itali. Gjithashtu, vuri në dukje një njoftim për marrëveshje tregtare në sektorë të ndryshëm miliarda dollarësh. Italianët gjithashtu u bënë fuqia e parë madhore perëndimore për të nënshkruar “Një rrip një rrugë”.

Alternativa Kineze

Njoftimet italiane dhe greke në të njëjtën kohë nuk janë rastësi. Italia, ashtu si Greqia ka borxhe të larta dhe gjithashtu po vuan pasojat e krizës së emigrimit në BE. Të dyja këto vende janë thirrura nga BE-ja për programe investimesh pan-evropiane në tre vjetët e fundit, por janë refuzuar nga anëtarë si Gjermania, Holanda dhe Finlanda.

Greqia dhe Italia po përpiqen të balancojnë marrëdhëniet me Kinën pa ndërhyrë në politikat e BE, por BE-ja dhe Amerikanët janë ende të shqetësuara. BE-ja është e shqetësuar kryesisht për promovimin e Kinës si një model alternativ qeverisje pa demokraci.

Në rastin e njoftimit të Greqisë, një shqetësim madhor është përfshirja e Kinës në Portin e Pireut nga COSCO  në pronësinë shtetit kinez. Edhe pse COSCO ka marrë pjesë në 15 porte evropiane në vitet  fundit, duke përfshirë Rotterdam, Antwerp dhe Marsejë, porti i Pireut është një marrëveshje e veçantë.

Kina u bë pronarja kryesore e portit në 2016-ën, dhe ka që tani 800 milionë dollarë investime për përmirësim të portit. Do të ketë dhe 600 milionë të tjera investime. Kjo ka si qëllim ta kthejë Pireusin në portin më të madh tregtar në Evropë, teksa rrit pjesën e COSCO-s nga 51% në 67% në 2022-ën. Kina e shikon Pireun si një portë në tregjet evropiane, me një rol strategjik në marrëveshjet Aziatike Evropiane dhe Afrikane si pasojë e afërsisë me Kanalin e Suezit.

Pjesëmarrja e Greqisë në iniciativën e Kinës 17+1 gjithashtu shihet nga perëndimi si veçanërisht domethënëse. Greqia është më e madhja nga pesë anëtaret e tjera të Eurozonës që u bashkuan, të tjerat janë Sllovenia, Estonia, Lituania dhe Letonia. Pjesëmarrja është pjesë e planit më të madh të Greqisë rreth marrëveshje ndërkombëtare në rrugë të reja.

Teksa Greqia fillimisht u bashkua 17+1 në qeverinë Syriza, fakti që një qeveri e re konservative po përgatitet për të përmirësuar marrëdhëniet strategjike me Kinën tregon që marrëdhënia mund t’i mbijetojë ndryshimit politik në Athinë. Vizita e Xi Jinping erdhi një javë pasi kryeministri Kyriakos Mitsotakis vizitoi Shangain, pasi Kina bëri Greqinë vendin zyrtar për China Internation Import Expo.

Rrugëdalja

Në të vërtetë, duket vonë për BE-në që të shqetësohet për lëvizjet e Greqisë dhe Italisë. Ato janë rezultati direkt i politikave strikte dhe refuzimit të eurozonës për të investuar seriozisht në secilin prej vendeve. Reforma të tjera të Eurozonës që mund të ndihmojnë këto vende, një bashkim fiskal i Eurozonës me një program siguracionesh të papunësisë: një bashkim bankar i eurozonës me skema depozitash të garantuara panevropiane: një politikë e vetme evropiane emigrimi dhe gjithashtu afate të gjata, shkruan dritare.net

Si për të përkeqësuar gjërat, normat e rritjes së Eurozonës janë ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme, duke filluar me Gjermaninë, fuqinë më të madhe të supozuar. Franca duket se është e vetmja anëtare që nuk ka ndjerë ende impaktin e tarifave amerikane, procesit të Brexit dhe ngadalësimit të ekonomisë kineze. Errësira po përçapet nga pëlqimet e parlamentit të fragmentuar evropian dhe bankat e brishta italiane.

E gjitha kjo do të thotë se ka më pak vend për të manovruar sesa do të kishte pasur dy apo tre vite më parë. Kështu që, ndërsa Perëndimi mund të dëshirojë që aleatët mesdhetarë mos të shikojnë nga Lindja, do të jetë e vështirë për ta futur sërish këtë xhind në shishe. Ndjesia në rritje e braktisjes nga aleatët e tyre në Romë dhe Athinë do të jetë e vështirë për tu hequr./ Burimi: Yahoo News. Përshtati për Dritare net: Ada Shehu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme