Një ditë më parë një sulm i rëndë me thika ka tronditur Londrën.

Nga ky sulm ka mbetur i vdekur edhe studenti i diplomuar i Universitetit të Kembrixhit, Jack Merritt.

Ai ishte një nga dy personat e vrarë, pasi 28-vjeçari Usman Khan nisi sulmin në një konferencë të Universitetit të Kembrixhit për rehabilitimin e të burgosurve.

Khan, i cili ishte burgosur për një komplot terrorist, u qëllua për vdekje nga policia pasi njerëzit e mbajtën atë me forcë në urën e Londrës.

Studenti,  Merritt u përshkrua nga babai i tij në Tëitter si një “shpirt i bukur”.

Nga ky sulm, i konsideruar si sulm terrorist, la të vdekur dy persona, dhe 3 të tjerë u plagosën.

Merritt ishte një koordinator i një programi rehabilitimi i të burgosurve që ishte duke pritur konferencën në Sallën e Fishmongers në skajin verior të Urës së Londrës,

Khan kishte qenë një nga dhjetëra njerëzit, përfshirë studentë dhe folës, në këtë konferencë, që përfundoi tragjikisht.

Profesorët dhe të njohurit e përshkruanin Merritt, si një djalë punëtor dhe të jashtëzakonshëm./ dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme