ISIS ka pranuar se sulmi terrorist në Londër, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën disa të tjerë, u bë nga ata.

Organizata terroriste tha se Usman Khan, i cili vrau dy personat me thikë, në një konferencë të Universitetit të Kembrixhit për rehabilitimin e të burgosurve, veproi në emër të tyre.

Khan, i cili ishte burgosur për një komplot terrorist, u qëllua për vdekje nga policia pasi njerëzit e mbajtën atë me forcë në urën e Londrës.

ISIS shtoi se sulmi u bë në përgjigje të thirrjeve të Shtetit Islamik drejt vendeve të synuara që kanë qenë pjesë e një koalicioni që lufton grupin xhihadist./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme