Turqia tha se do të kundërshtojë një plan mbrojtje të NATO-s për vendet e Balltikut, duke ekspozuar tensionet përpara samitit në 70 vjetorin e krijimit të aleancës.

Erdogan dëshiron që blloku ushtarak të njohë grupet që Turqia po lufton si terroristë por anëtarët e aleancës nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë.

Muajin e kaluar, presidenti francez zemëroi disa shtete ndërsa deklaroi se NATO ka “vdekur nga truri”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do bëjë thirrje për unitet në takimin në Londër.

“Si mikëpritës i takimit dy-ditor, Boris Johnson pritet të ritheksojë rëndësinë që vendet e NATO-s të jenë të bashkuar, duke konsideruar si gurthemelin e sigurisë euroatlantike që ndihmon në mbajtjen të sigurtë të një miliard njerëzve,”-tha zëdhënësi i tij.

Tensionet janë rritur që nga zgjedhja e presidentit amerikan Donald Trump, i cili vazhdimisht është ankuar se vendet e Natos në Evropë nuk po kontribuojnë sa duhet për bllokun, që u krijua për të ndaluar përhapjen e komunizmit pas Luftës së Dytë Botërore.

Anëtarët e NATO-s janë zotuar t’i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit nësë ndonjë prej 29 aleatëve sulmohet.

Në samit do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili pritet tu kërkojë anëtarëve të NATO-s ndihmë monetare për kapërcimin e situatës dhe rikëmbjen e vendit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

dardania.com

Flash Lajme