Në një samit që po zhvillohet në Londër, në 70-vjetorin e krijimit të aleancës ushtarake perëndimore, NATO, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka komentuar deklaratat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili tha se, kësaj aleance i ka vdekur truri.

Trump tha se, NATO i shërbeu një qëllimi madhështor dhe se fjalët e  Macron ishin shumë fyese.

Trump tha se po shihte si mundësi shkëputjen e Francës nga NATO, por nuk e shpjegoi pse.

“Është një deklaratë shumë e pakëndshme. Unë mendoj se ata kanë një shkallë të lartë papunësie në Francë. Franca nuk po shkon aspak mirë ekonomikisht. Ata kanë pasur një vit shumë të ashpër. Kjo ishte e pasjellshme.”,– tha Trump.

Ndërkohë, në një konferencë të përbashkët shtypi me Macron, Trump e uli tonin, ndërsa shtoi se, të dyja vendet kishin bërë shumë gjëra të mira së bashku si partnere./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme