Një grevë mbarëkombëtare ka ndërprerë mësimin dhe ka ndaluar transportin publik në të gjithë Francën.

Punonjësit e shkollave dhe të transportit janë bashkuar me policinë, avokatët dhe stafet e spitaleve e të aeroporteve në një grevë që pritet të përfshijë miliona njerëz, informon dritare.net.

Greva më e madhe në vend, u iniciua nga sindikatat të cilat ishin të pakënaqura nga planet e Presidentit Emmanuel Macron, për një sistem universal pensionesh.

Në bulevardin e famshëm të Parisit, Champs-Élysées, policia ka kontrolluar çantat e këmbësorëve para agimit, dhe dyqanet në një rrugë të planifikuar proteste janë urdhëruar të mbyllen./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat