Për herë të parë Instituti për Studimet Demografike ka hulumtuar, se kush largohet nga Gjermania dhe përse. Nga studimi del qartë, se nuk janë gjermanët e zhgënjyer ata që i kthejnë kurrizin Gjermanisë.

Emigranti mesatar gjerman është nën moshën 40 vjeç, i suksesshëm në profesion dhe ka një diplomë universitare. Ky është rezultati i një studimi reprezentativ lidhur me ata që largohen nga Gjermania dhe ata që kthehen në atdhe, realizuar nga Instituti i Studimeve Demografike në Berlin (BiB). Sipas këtij studimi rreth 180.000 gjermanë largohen çdo vit drejt një vendi tjetër, ndërkohë që 130.000 në vit kthehen sërish në Gjermani.

Një pjesë e madhe e të anketuarve largohet për arsye profesionale dhe fiton të ardhura më të mira në vendin e përzgjedhur, del në pah nga hulumtimi “German Emigration and Remigration Panel” të BiB në bashkëpunim me Universitetin e Duisburg-Essen.

Mesatarisht të punësuarit me normë të plotë brenda një viti fitojnë rreth 1200 Euro më shumë se në Gjermani.

“Shpesh ky transferim ka të bëjë me hapin pasues të karrierës”, thotë Andreas Ette nga BiB. Si motiv i dytë jepet stili i jetesës në vendin e përzgjedhur për të emigruar. Por ka dhe shumë të tjerë që lëvizin për hir të profesionit, të partnerit ose partneres.

Ata që emigrojnë nga Gjermania janë mesatarisht në moshën 36,6 vjeç. Ky grupmoshë është afërsisht dhjetë vjet më i ri se mosha mesatare e popullsisë në Gjermani. Studiuesit konstatojnë, se qendrimi në një vend tjetër zakonisht është i kufizuar në kohë.

dardania.com

Flash Lajme