Më shumë se gjysmë milioni demonstrues marshuan në qytete në të gjithë Francën sot, me punëtorë hekurudhorë, mësues dhe staf spitalor që iu bashkuan protestës më të madhe në dekada.

Autoritetet në Paris ngritën barrikada në godinën  presidenciale dhe vendosën rreth 6.000 policë pasi aktivistë, shumica me jelekë të verdhë, u mblodhën për një marshim të madh që synon të detyrojë presidentin Emmanuel Macron të heqë dorë nga planet e tij të reformës së pensioneve, shkruan dritare.net

Oficerët u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë rebelët që i vunë zjarrin një automjeti dhe thyen xhamat, ndërsa tensionet ndodhën afër sheshit ‘Place de la Republique’.

Një rimorkio ndërtimi u përmbys dhe iu vu zjarri.

Gjashtëdhjetë e pesë protestues u arrestuan në Paris, ndërsa raportohet se u mbyllen shkollat, përdorimi i  transportit publik u ndalua dhe kulla Eifel u mbyll./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat