Gazeta Washington Post ka përmbledhur në një shkrim të saj të gjithë komentet ofenduese që kanë mbërritur nga jashtë kufijve të vendit për presidentin amerikan Donald Trump.

Që në ditët e para të shpalljes së kandidaturës së tij për presidencën amerikane, atëherë kur pakkush e priste që do të zgjidhej vërtet në krye të Shtëpisë së Bardhë, Trump, thuhet në artikull, u kthye në një magnet kritikash nga zyrtarë të huaj.

Që kur fitoi zgjedhjet nëntorin e vitit 2016, vala e kritikave u ngadalësua, ose të paktën tani ata që i kundërvihen janë më të kujdesshëm me fjalët që nxjerrin nga goja, vazhdon artikulli.

Ndërkohë, është publikuar e plotë lista e 83 komenteve fyese ndaj Trumpit, dhe në vend të parë, Washington Post rreshton në rend alfabetik sipas shtetit, deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, që prillin e vitit 2016, duke iu referuar retorikës anti-islamit, tha se “Donald Trump dhe të tjerë në Europë, janë vërtet turpi i civilizimit tonë”.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All