Irani ka reaguar pas dëbimit të dy diplomatëve të tij nga Tirana, duke e quajtur këtë një gabim të përsëritur të Tiranës. Megjithatë, Ministria e Jashtme i ka lënë mënjanë tonet e ashpra që pati Ajatollahu Kamenei, kur Shtetet e Bashkuara vranë gjeneralin Kasem Sulejmani.

Një zëdhënës i saj kërkoi që Shqipëria ta rishohë qëndrimin e saj dhe të mos ndikohet nga marrëdhëniet e Iranit me Shtetet e Bashkuara.

Qeveria shqiptare ka bërë gabime të përsëritura dhe nuk ka dhënë asnjë provë për këto. E dënojmë këtë veprim dhe shpresojmë që qeveria shqiptare të kthehet në rrugën e duhur, pasi kjo rrugë që po ndjekin nuk është konstruktive. Ngjarjet e ndodhura në rajonin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë. Ne këshillojmë që ata të mos i lidhin marrëdhëniet tona të mira me një vend të tretë”.

Shqipëria i dëboi dy diplomate iraniane javën e kaluar. Burime qeverisë thanë se kishin informacione për shkak të informacione se ata ishin të lidhur me gjeneralin e vrarë dhe se planifikonin të kryenin sulme terroriste në Shqipëri.

Vendi ynë është në shënjestër të kërcënimeve të Iranit për shkak të strehimit të mbi 3 mijë muxhahedinëve, të cilët janë të vendosur në një kamp në Manzë. Në Tetor të vitit 2018 Tirana dëboi edhe Ambasadorin e Iranit, së bashku me një diplomat, një vendim që erdhi pasi autoritetet shmangën një sulm në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në muajin Mars. Në atë kohë u ndaluan tre iranianë, të cilët ishin paraqitur si gazetarë të huaj.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat