Zyrtarisht ditën e sotme, do të nisë gjyqi kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Senatin e SHBA, ku 100 senatorë pas disa javësh do të vendosin përfundimisht çfarë do të bëhet me Presidentin.

Gjyqi do të nisë, pasi Trump është shpallur fajor nga Dhoma e Përfaqësuesve, duke u bërë Presidentin e tretë në historinë e SHBA, i cili është shpallur fajtor nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Në raportin 300 faqësh të deklarimit fajtor, Dhoma e Përfaqësuesve, thoshte  se presidenti republikan ka penguar hetimin dhe ka shfrytëzuar kompetencat duke kërkuar ndërhyrje nga një shtet tjetër.

Me siguri, Trump do të shpallet i pafajshëm në Senat, pasi atë e kontrollojnë republikanët, ndërsa në një rast të tillë, të paktën 20 nga të 53 republikanët e Senatit do të duhet t’u bashkoheshin të 47 demokratëve për ta shpallur fajtor Presidentin Trump.

7 prokurorët demokat të emëruar në këtë çështje, kanë përgatitur 110 faqe akuzë që janë dërguar tanimë në senat, dhe sipas tyre provat janë të mjaftueshme për shpalljen fajtor të Trumpit, gjë e cila është hedhur poshtë nga mbojtja e Presidentit./ dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat