Dje u raportua se përmes Lufthansës është krijuar mundësia e një linje direkte ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Siç u bë e ditur, për këtë vendim kanë ndërmjetësuar amerikanët, konkretisht ambasadori amerikan në Berlin, Grenell dhe këshilltari O’Brien.

Edhe presidenti Trump e ka cilësuër arritje këtë hap.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka vlerësuar këtë gjë duke nënvizuar se pas vendimit qëndron ShBA.

Por teksa ky zhvillim është një hap pozitiv është e udhës të mos ngatërrohemi me flakën e të pavërtetave që përhapen në Tiranë, sipas të cilave vendosja e kësaj linje shkon konform kërkesave të Minishengenit.

Mediat në Kosovë raportojnë se marrëveshjet e lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë janë nënshkruar që në vitin 2011, mes të dyja vendeve ka patur shkëmbim mallrash etj., derisa erdhëm në situatën e tanishme.

Serbia përmes Marko Gjuriç ka deklaruar se linja do të fillojë punë nëse hiqet taksa 100%, por në fakt marrëveshja u nënshkrua pa heqjen e taksës. Çka flet për një lëvizje të re në drejtim të uljes së tensioneve dhe arritjes së bashkëpunimit.

Mirëpo të gjitha këto sinjale nuk janë në formatin e Minishengenit, ato janë politikë amerikane në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë. Vende që rinisin diçka që e kanë patur në tavolinë që herët. Dhe kjo po ndodh mes dy palëve të barabarta që duhet të zgjidhin problemet, jo përmes formateve shumëpalëshe ku prania e Kosovës negociohet nga të tjerë.

Do të mjaftonte vetëm kjo që ka ndodhur për të lexuar se ShBA nuk e mbështet, apo më saktë nuk qëndron pas Minishengenit, në të cilin Kosova do të mund të ulet kur mes saj dhe Serbisë të ketë atë paritet që ka mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Kush thotë se Minishengeni mbështetet ndah ShBA apo Gjermania duhet të sjellë qoftë edhe një provë të vetme.

Sigurisht të dyja këto vende nuk kanë dalë kundër, por as edhe janë shprehur për të shmangur kakofoninë e qëndrimeve. Megjithatë Kosova po krijon rrugën për negociata dypalëshe, që mbështeten hapur nga ShBA, dhe që si të tilla provojnë se formati i Minishengenit është nismë rajonale.

ResPublica

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All