Qyteti kinez Wuhan, një nga më të prekurit nga koronavirusi, ka nisur punën intensive për të ndërtuar një spital ku pacientët mund të marrin trajtim.

Sipas medieve shtetërore, spitali do të ketë një kapacitet prej 1,000 shtretërish, ndërsa sipërfaqja do të jetë 25,000 metra katrorë.

Spitali do të jetë i ngjashëm me atë të Pekinit, ku morën trajtim të prekurit nga virusi Sars në 2003.

Pritet që spitali të përfundojë brenda 6 ditësh, ndërsa deri tani raportohen 41 të vdekur./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat