Ka shkuar në 21 të vdekur bilanci i shembjes së një pallati në Magnitorsk në Rusi: mes viktimave rezultojnë të jenë edhe dy fëmijë. Ekipet e kërkim-shpëtimit shpresonin të gjenin të mbijetuar të tjerë mes gërmadhave të pallatit 10-katësh, i cili dyshohet se është shkatërruar për shkak të një shpëthimi nga një rrjedhje e gazit.

Ndërkohë 20 persona rezultojnë të zhdukur, por shpresa për të gjetur akoma njerëz nuk është shuar, edhe pse temperaturat kanë zbritur në -27 gradë celsius.

Të martën, përpjekjet e ekipeve të shpëtimit u shpërblyen kur një foshnjë 10-muajshe u gjet nga rrënojat dhe ribashkua me nënën e tij në spital. Gjashtë vetë, përfshirë dy fëmijë, u morën në siguri.

Shpërthimi shkatërroi ndërtesën dhjetë-katëshe në qytetin industrial dhe 1,700 kilometra në lindje të Moskës në orët e para të së hënës. Dëshmitarët e përshkruan shpërthimin si “një valë zjarri” dhe thanë se shpërthimi theu dritaret e ndërtesave fqinj. Struktura përmbante 1.100 njerëz, shumë prej të cilëve ishin lënë të pastrehë në prag të Vitit të Ri.

1 of 4

2 janar 2018 /Dardania.com

Flash Lajme