Presidenti i sapozgjedhur i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka thënë se mund të konsiderojë ngritjen e një baze ushtarake amerikane në të ardhmen në vend dhe bëri thirrje për zhvendosje të ambasadës braziliane në Izrael, në Jeruzalem.

Bolsonaro, i quajtur “Trumpi i Tropikut”, për retorikën e tij, pak a shumë të ngjashme me atë të Presidentit të SHBA i shtriu dorën e bashkëpunimit Amerikës, duke mirëpritur idenë e vendosjes së ushtarëve amerikanë në baza të përhershme dhe për më tepër sulmoi Venezuelën, duke e cilësuar ‘një diktaturë’ dhe Rusinë si padronen e saj.

Në një intervistë me transmetuesin SBT të enjten, Bolsonaro tha se teksa ai e konsideron praninë fizike të forcave të huaja një lëvizje simbolike në një fjalë të globalizuar, ai është i hapur për idenë e mbajtjes së trupave amerikane në tokën braziliane.

Një kapiten i ushtrisë në pension, Bolsonaro iu referua ushtrisë ruse si trupat “sovjetike”, duke argumentuar se “në ditët e sotme fuqia e forcave të armatosura amerikane, kineze dhe sovjetike arrin në tërë botën e pavarur.”

Që nga zgjedhja e tij në tetor, ku u ballafaqua me protesta gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin, Bolsonaro ka shprehur bindjen në vendosjen e lidhjeve më të ngushta me SHBA, duke u lëvduar nga këshilltari i sigurimit kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton.

“Unë me të vërtetë i vlerësoj fjalët e tua të inkurajimit. Së bashku, nën mbrojtjen e Zotit, ne do të sjellim përparim tek njerëzit tanë”, shkroi Bolsanaro në përgjigje të një mesazhi urimi nga udhëheqësi amerikan.

Bolsonaro shkoi edhe një hap më tej, duke e quajtur Trump “njeriu më i fuqishëm në botë” në intervistë. Ai tha se ka një marrëveshje paraprake që ai të vizitojë SHBA në mars dhe gjatë udhëtimit, Bolsonaro pret që të ulet në një takim dypalësh me Trump.

Duke reflektuar axhendën e Trump, Bolsonaro tha se qëllimi i tij për të lëvizur ambasadën braziliane në Izrael në Jeruzalem është një marrëveshje e kryer tashmë.

“Vendimi është marrë, mbetet vetëm të vendoset kur do të zbatohet”, tha ai. Ai u tërhoq nga shqetësimet për një hakmarrje të mundshme nga vendet arabe, duke argumentuar se shumica e vendeve arabe janë aleatë me SHBA pavarësisht nga lëvizja e ambasadës dhe vendi që është më me forcë kundër tij është Irani.

04 janar 2018 /Dardania.com

Flash Lajme