Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron nuk do të marrin pjesë në samitin e Davosit që do të mbahet në Versajë me 21 deri me 25 janar janar.

Ky samit do të mbledhë 150 biznesmenë francezë dhe të huaj, për një edicion të ri të samitit “Zgjidhni Francën” mbi fuqinë tërheqëse franceze, njoftoi Elysee.

“Emmanuel Macron nuk do të marrë pjesë në takim për shkak të një axhende të zënë”, thekson pallati presidencial.

‘’Me pjesëmarrjen e 150 biznesmenëve në Versajë, vullneti ynë është të nxjerrim në pah mundësitë në vend duke bërë të njohur rajonet e ndryshme dhe njohuritë rreth tyre. Në takim do të jenë gjithashtu të pranishëm edhe kompani franceze të dimensioneve të ndryshme, që përfaqësojnë strukturën ekonomike në rajon”, përfundon Elysee./ dardania.com

Flash Lajme