Pas një shpërthimi të fuqishëm në një furrë buke në qendër të Parisit, kanë mbetur të vdekur  4 persona, mes tyre dhe dy zjarrfikës, thanë zyrtarët.

Shërbimet emergjente po punojnë për shuarjen e zjarrit i cili erdhi si pasojë e shpërthimit të gazit.

47 persona raportohen të lënduar, ku 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Shpërthimi ndodhi në zonën  Rue De Trevise rreth orës 08: 00  të mëngjesit, ditën e sotme./E.B-dritare.net

Flash Lajme