Vajza e presidentit të SHBA-se, Ivanka Trump mund të jetë kreu i ri i Bankës Botërore. Emri i saj është ndër më të lakuarit, mes kandidatëve të tjerë, përfshirë edhe ish ambasadoren e OKB-së Nikki Haley.

“Financial Times” shkruan se 37-vjeçarja Ivanka Trump është kandidate për të drejtuar Bankën Botërore, e pas saj, lajmi ka qarkulluar në shume prej mediave të huaja.

Krahas saj, kandidate është edhe Nikki Haley, ish-ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuar, si edhe drejtuesi i USAID, Mark Green.

Ivanka Trump njihet gjerësisht si një nga këshilltaret e ngushta të babait të saj dhe është marrë me projekte të rëndësishme të Bankës Botërore.

Presidenti që po largohet Jim Yong Kim dha njoftimin e beftë se po largohet nga mandati i tij, me herët se t’i përfundonte afati që i jepte ligji.

dardania.com

Flash Lajme