Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në qendër të Parisit mëngjesin e së shtunës. Lajmi  është konfirmuar nga policia, e cila thotë se  shpërthimi ndodhi në Rue de Trevise. Si pasojë e kësaj është  shkaktuar zjarr dhe panik në zonë.

  Imazhet pas shpërthimit janë postuar në Twitter dhe duken dëme të shumta. Si pasojë e shpërthimit të gazit gjetën vdekjen 2 zjarrfikës dhe u plagosën 34 persona të tjerë. Mediat vendase raportojnë se dhjetë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit në një ndërtesë në rrethin turistik të Bulevardit Grands, afër muzeut Grevin, ku zjarrëfikësit ishin njoftuar më herët për rrjedhje gazi.  “Shpërthimi ndodhi kur njerëzit ishin në rrugë dhe zjarrfikësit brenda ndërtesës”, shpjegoi Ministri i Brendshëm francez Cristophe Castaner, i cili shkoi atje.

“Nuk do të hyj në detaje për viktimat njerëzore, por bilanci është i rëndë dhe serioz. Rreth 200 zjarrfikës janë mobilizuar, 100 policë janë të pranishëm. Situata tani është nën kontroll dhe të gjitha shërbimet mjekësore janë të mobilizuara”, tha ministri i Brendshëm, Christophe Castaner. Edhe Prokurori i Parisit, Remy Heitz ka konfirmuar nga vendngjarja se shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi aksidentale.

“Fillimisht kishte një rrjedhje gazi, më pas mbërritën zjarrfikësit dhe ndodhi edhe një shpërthim që shkaktoi zjarr”, tha Rémy Heitz, prokuror i Parisit. Policia i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës ku ndodhi shpërthimi.   Informacionet e para tregojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

12 janar 2019 /Dardania.com

Flash Lajme