Kanë hyrë  në javë ne 9 protestat e jelekverdhëve në Francë, ndërsa ditën e sotme ka pasur një përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë Harkut të Triumfit.

Protestuesit u përleshën me policinë në Paris dhe qytete të tjera të Francës të shtunën, ndërsa me mijëra vetë dolën nëpër rrugë kundër Presidentit Macron.

Nga ana tjetër Emmanuel Macron kritikoi qytetarët e Francës për mospërpjekje të mjaftueshme, pasi protestat.

“Shumë nga qytetarët tanë mendojnë se është e mundur të fitojmë diçka pa përpjekje të duhur”,-tha ai të premten.

“Nganjëherë njerëzit harrojnë se përveç të drejtave ekzistojnë edhe detyra,”-deklaroi Macron.

Kjo deklaratë e Macron ka shkaktuar reagime të shumta tek qytetarët të cilët nuk e kanë pritur aspak mirë./  dardania.com

Flash Lajme